Programet

Ne kuadrin e projektit “TACT” – Aksione ndershteterore kunder trafikimit te femijeve, Arsis ka ofruar nje ndihme te madhe per femijet shqipetare te trefikuar apo ne rrezik per t’u trafikuar drejt Greqise; Athines dhe Selanikut.

 

Kjo mbeshtetje ka perfshire:

Qendrat ditore per femijet e rruges.

Aktivitetet e oferuara:

1. Mbeshtetje psiko-sociale per femijet dhe familjet e tyre.

2. Informim te pergjithshem rreth ceshtjeve te ndryshme si: te drejtat e femijeve, arsimimi, shendeti.

3. Seminare te tranjimit profesional dhe argetues.

4. Kurse mesimore kunder analfabetizmit.

5. Rezerva ne ushqime dhe veshje.

  • Fushat informuese per rritjen e ndergjegjesimit publik (flet-palosje, shfaqje sensibilizimi, informim nepermjet mediave, rrjeteve sociale te network, aktivitete).
  • Krijimin e nje rrjeti lokal per perballimin sa me te mire te ketij fenomeni.
  • Krijimin e nje rrjeti nderkombetare me agjencite perkatese te shteteve derguese, (kryeson Shqiperia), per te vazhduar keshtu ushtrimin e kthimit (riatdhesimit) vullentar te asistuar.
  • Krijimin e nje sistemi ndihme ligjore qe mbron viktimat dhe siguron kthim te ligjshem, te sigurte dhe te qendrueshem te te miturve ne Shqiperi.

 

Edukimi dhe arsimimi jane nder te drejtat me themelore te femijeve!

Edukimi dhe arsimi jane nder te drejtat me themelore te femijeve. Dokumentet te rendesishme kombetare dhe nderkombtare theksojne se te gjithe femijet jane te barabarte dhe te drejtat e tyre duhet te respektohen ne cdo kohe dhe nga te gjithe. Por, si kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, femijet nuk i kane plotesisht keto te drejta. Me teprivuar ne kete aspekt jane femijet e minoriteteve. Minoriteti rom dhe egjyptian gjendet perballe shum problemeve qe kane te bejne me arsimimin dhe shkollimin e femijeve. Femijet rome dhe egjyptiane nuk i ndjekin kopshtet parashkollore apo institucione te tjera te ngjashme. Keta femije kane shume veshtiresi ne komunikimin ne gjuhen shqipe ne moshe te vogel. Keto veshtiresi bejne qe ne klase te pare femijet rome dhe egjyptiane te ndeshen me probleme dhe te mos mesojne si femijet e tjere. Ata ngelin mbrapa ne shkolle dhe si pasoje shum shpejt e braktisin ate. Veshtiresite ekonomike te familjes i detyrojne te punesohen,duke ndikuar shume ne vijimin e shkolles dhe pasjen e rezultateve te mira ne shkolle. Arsimi eshte nje celes per te hapur dyert e nje jete me te mire ne te ardhmen. Shume shpesh femijet rome dhe egjyptiane nuk e kane kete mundesi. Te gjithe duhet te ndihmojme qe edhe keta femije te jene te barabarte me femijet e tjere dhe te arsimohen si ata.