Arsis

Lobim, advokaci, ngritje kapacitetesh
Në vazhdimësi ARSIS ka ndërtuar partneritete, ka lobuar dhe advokuar për hartimin  e politikave  dhe ligjeve që mbrojnë të drejtat dhe ofrojnë zgjidhje  të qëndrueshme për fëmijët në risk dhe për njerëzit në nevojë, veçanërisht për komunitetet rome dhe egjyptiane. Ndihmesë është dhënë në reformat kombëtare të shërbimeve sociale. Përfaqësuesi i ARSIS është anëtar i Këshillit Kombëtar Anti-Trafik të qenieve njerëzore dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për të Drejtat e Fëmijëve pranë Këshillit të Ministrave si dhe anëtar i disa grupeve të punës që kanë të bëjnë me mbështetjen emergjente sociale për të rinjtë dhe fëmijët e pambrojtur.

ARSIS ka organizuar dhe zhvilluar fushata për të drejtat e fëmijëve të rrugës dhe atyre në rrezik, ka ngritur zërin për të hartuar e miratuar ligje që ndikojnë në krijimin e një të  ardhmeje  më të mirë dhe të qëndrueshme për ta.

Tre sesione trajnimi për politikat e mbrojtjes së fëmijëve në situatë rruge dhe në risk janë organizuar nga ARSIS për  ngritjen e kapaciteteve  të  aktorëve vendorë që kanë detyrim mbrojtjen e fëmijëve.

Në 8 prill 2011, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ARSIS ishte nismëtar për organizimin  e një marshimi vetëdijësues në mbrojtje të të drejtave të këtij komuniteti. Më 1 qersho, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ARSIS ishte organizatori kryesor i veprimtarisë së koalicionit prej 26 organizatash BKTF (Bashkë për Kujdësin Tërësor të Fëmnijëve) për të drejtat e fëmijëve. ARSIS mori pjesë në një takim të organizuar nga Presidenti i Republikës me disa OJF rome është për të diskutuar përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom në Shqipëri.

Dy takime janë organizuar me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në mënyrë që të bashkohen  përpjekjet për  përmirësimin në sistemin e referimit për të miturit e pashoqëruar që kalojnë në pikat kufitare me  Greqinë dhe Kosovën.

ARSIS ka marrë pjesë në tri mbledhje të autoritetit kombëtar përgjegjës të antitrafikimit të qenieve njerëzore duke u siguruar që çdo ndërhyrje të jetë e bazuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe në disa takime të Komitetit Rajonal të Antitrafikimit.

ARSIS  ka kontribuar me njohuri dhe ekspertizë për  forcimin e mekanizmit kombëtar të referimit dhe të menaxhimit të çështjeve dhe  vazhdon të ofrojë shërbime të monitorimit  për menaxhimin e rasteve për  organizatën World Vision Shqipëri.

ARSIS  loboi dhe advokoi pranë Presidentit të Republikës, Kryeministrit, përfaqësive të huaja diplomatike për t`i ndikuar  autoritetet  shtetërore të ndërmarrin  veprimet e nevojshme  për strehimin e familjeve rome që u dëbuan me dhunë nga banesat e tyre te stacioni i trenit në Tiranë.

ARSIS nëpërmjet koalicionit BKTF mori pjesë në fushatën e ndërgjegjësimit me temë: ” Fëmijëria  nuk është shfrytëzimi për punë” në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim të ngushtë me Koordinatorin Kombëtar për Anti-trafikim, Komitetin Rajonal Anti-trafikim. Tre zëvendësministra qenë pjesë aktive e fushatave . Audienca e synuar ishin fëmijët e shkollave dhe qendrave ditore, përfaqësues nga autoritetet lokale dhe institucionet, aktorë të shoqërisë civile vendorë dhe rajonalë.

Më 18 tetor, në Ditën evropiane kundër trafikimit njerëzor, ARSIS së bashku me Njësinë Anti-trafikim në MB-së organizuan konferencën  për fuqizimin e sistemit të referimit për fëmijët dhe gratë viktima ose në rrezik trafikimi. Konferenca u ndoq nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së   Arsimit, Ministrisë së Punës, Bashkisë së Tiranës,  institucioneve dhe OJF të ndryshme.

Më 21 dhjetor, në një seminar të organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, përfaqësuesi i ARSIS  këmbënguli për domosdoshmërinë e përfshirjes sociale  dhe integrimin e komuniteteve rome dhe egjyptiane në Shqipëri. Ai  vuri në pah bashllëqet ligjore, mungesën e koordinimit në mes të palëve të interesuara, mungesën e mbështetjes për integrimin komuniteteve në nevojë etj.

Në lidhje me mbrojtjen e viktimave të trafikimit, sidomos fëmijëve,

ARSIS  diskutoi edhe në panelin e organizuar  nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Shkolla e lëvizshme(Mobile school)
Një mjet shumë i suksesshëm, inovativ sepse i  sjell shërbimet e munguara  për fëmijët në risk në terren, atje  ku ata janë, është  shkolla  e lëvizshme e vënë në dispozicion të ARSIS nga partnerët belgë. Shkolla lëvizëse është “një kuti në rrota” që mund të transportohet lehtësisht nëpër rrugë. Ajo është e ngjashme me një teleskop. Sistemi është i lëvizshëm  dhe lehtësisht i manovrueshëm. Nëpërmjet shkollës lëvizëse bëhet i mundur kontakti dhe përqasja e fëmijëve me dijen  në mjedisin e tyre, një mjedis  ku fëmija pranohet dhe  respektohet pa kushte.

Shkolla lëvizëse ka një dizajn të gjallë që tërheq fëmijët, shkakton kureshtjen e tyre dhe i nxit ata që të marrin pjesë dhe të mësojnë. Objektivi i përgjithshëm i shkollës lëvizëse është të kontribuojë në humanizimin e jetës në rrugë duke reduktuar përdorimin e drogës dhe dhunës, duke ndërtuar solidaritetin dhe respektin për veten. Shkolla e lëvizshme ofron për fëmijët në terren një perspektivë të ndryshme të arsimit dhe jetës, ofron forma alternative aktive të arsimit (joformal)  dhe argëtimit për fëmijët në rrugë dhe në komunitet, stimulon nevojën për të mësuar  si dhe inkurajon vetëbesimin duke i bërë fëmijët në risk të zbulojnë që janë po aq  të aftë e të talentuar, të zgjuar e krijues  si dhe  çdo  moshatar i tyre. Shkolla lëvizëse përmban një paketë prej më shumë se 250 panelesh të cilat ndahen në disa kategori: shkrim dhe matematikë, terapi kreative, edukim shëndetësor, lojëra.

Shkolla  e lëvizshme  është përdorur nga mësuesit, punonjësit dhe animatoët socialë të qendrave ARSIS në shumë pika të Tiranës dhe në komunitetet target. Përdorimi i këtij mjeti të ri ka përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e punës social-edukative të ARSIS në rrugë dhe në komunitete. 527 fëmijë deri tani kanë shfrytëzuar mundësitë për të mësuar dhe për t`u argëtuar përmes shkollës lëvizëse.

Lehtësim administrativ dhe ligjor
Një nga shërbimet e rëndësishme që ofrojnë qendrat ARSIS  është mbështetja ligjore dhe administrative për fëmijët  në gjendje rruge dhe në risk dhe për njerëzit në nevojë. Regjistrimi në Regjistrin Kombëtar te Gjendjes Civile i fëmijëve dhe të rriturve, pajisja me letërnjoftime (ID card) biometrike,  lehtësimi i lëshimit të urdhërit të mbrojtjes për fëmijët dhe gratë  që janë viktima të dhunës, lehtësimi për strehimin e fëmijëve në institucionet rezidenciale sociale, kundërshtimi i atësisë, çështje që lidhen me kujdestarinë  e fëmijëve, e drejta e pronës, lehtësimi për  procedura të ndryshme gjyqësore, lehtësimi i shërbimeve të ndryshme në zyrat e gjendjes civile, lehtësimi për përgatitjen e dokumenteve dhe i procesit të përfitimit të ndihmës ekonomike nga shteti dhe për strehimin social, janë disa nga shërbimet mbështetëse nga ARSIS. Në çdo rast gjyqësor ARSIS lehtëson: a) avokatët pa pagesë, b) pajisjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme për t’u paraqitur  në gjykatë të përfituesve të përfshirë në proces gjyqësor c) lehtëson adresat dhe kontaktet zyrtare midis përfituesve (palët ndërgjyqëse) të përfshira në rastin gjyqësor, d) përpilimin e hetimit psiko-social&ekonomik nga  ana e psikologut, punonjësit social dhe menaxherit të  rastit, e) dëshmon në gjykatë  sipas rastit. Për vitin 2011 ARSIS ka dhënë këshilla ligjore dhe administrative dhe ndihmë në 52 raste që  përfshijnë 78 fëmijë. Gjatë këtij viti u lehtësuan për  regjistrimin në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile 25 fëmijë ndërsa 38 raste  fëmijësh dhe një i rritur janë në proces; 18 fëmijë dhe 54 të rritur janë lehtësuar dhe mbështetur financiarisht për t`u pajisur me letërnjoftime (ID) biometrike.

Gjatë vitit 2011, 26 fëmijë nën moshën 14 vjeç kanë përfituar kushte më të mira jetese nga mbështetja me  qira banese për 15 familje dhe për 5 prindër të  vetëm (beqarë) që nuk kanë patur asnjë mundësi strehimi. Sipas rrethanave ARSIS lehtëson një qiramarrje nga  1 deri 3 muaj. Në fund të kësaj periudhe bëhet një vlerësim për të parë mundësitë  për zgjatjen e mbështetjes së qirasë.

ARSIS ka punësuar në dy qendrat  e saj 5 gra rome dhe egjyptiane nga familjet përfituese, tre prej tyre  sanitare  kohë të pjesshme dhe dy animatore sociale; ARSIS ka ndërmjetësuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe ka mundësuar  punësim për pesë prindër nga familjet përfituese në ndërmarrjen e gjelbërimit, tre prej tyre janë gra;

tre familje janë  mbështetur me rroba të përdorura për të filluar një mikrobiznes shitjeje,

dy familje janë mbështetur me tubacionin e nevojshëm për të përmirësuar situatën higjienike në vendbanim; dhjetë familje në  kushte të vështira strehimi u mbështetën nga ARSIS për të  izoluar çatinë e  banesës  si dhe me  materiale ndërtimi për të përmirësuar kushtet e tyre të banimit, 38 familje u ndihmuan me pastmas pwr tw tw mbuluar barrakat.

Pesë familje ndihmohen për çdo muaj me pako ushqimore për nevojat e tyre bazë, mbi 400 familje janë ndihmuar me pako rrobash të përdorura, me detergjent, sapun,  shampo, pelena për fëmijët dhe barna mjekësore.

Pjesë e rëndësishme e punës së ARSIS është mbështetja dhe ndihma për komunitetet rome dhe egjyptiane në të gjitha zonat e Tiranës. Asistenca përfshin informimin  për të drejtat dhe  ndërgjegjësimin për mbrojtjen e tyre, edukimin social, shëndetësor dhe kulturor, lehtësimin e problemeve në vendqëndrimet e tyre, etj. Gjatë vitit 2011  janë mbajtur seanca këshillimi individuale  dhe në grup për  71 përfitues për çështje të tilla si regjistrimi dhe frekuentimi i shkollës  nga fëmijët, regjistrimi  në  gjendjen civile, vaksinimi i  fëmijëve, lypja dhe puna e fëmijëve, prindërimi i mirë, papunësia e prindërve, higjiena personale me theks të veçantë për fëmijët,  aftësimi profesional, punësimi dhe vetëpunësimi,etj.

Lojë dhe argëtim
Lojra sportive, aktivitete kulturore, edukative dhe argëtuese  zhvillohen çdo ditë për fëmijët që frekuentojnë qendrat ditore ARSIS dhe për fëmijët  në komunitetet ku ata banojnë. Kalçeto është ndër aktivitetet sportive më të preferuara. 51 fëmijë të ndryshëm janë përfshirë në këtë aktivitet 1 ditë në javë sipas grup moshave.  Dy nga fëmijët që spikasin për talentin janë mbështetur financiarisht për t`u trajnuar në një ekip profesional futbolli.

Volejbolli dhe ping-pongu janë gjithashtu lojra të preferuara  të fëmijëve mbi 12 vjeç. Ndër  aktivitetet  që u ofrohen fëmijëve janë filmat. Çdo javë fëmijët përfshihen  në ‘terapi filmi’ jo-formale. Filma të përshtatshëm sipas grupmoshave shfaqen dhe  diskutohen në grupe  nga fëmijët.Pas shfaqjes organizohen diskutime për temën, për aktorët  dhe lojën e tyre, për preferencat e fëmijëve, për ëndrrat e dëshirat e tyre. Një praktikë e tillë jo vetëm argëton fëmijët, por edhe ndikon në formimin e  shijeve të tyre artistike dhe estetike.

Gjatë gjithë muajve të ngrohtë, me fëmijët organizohen shëtitje dhe ekskursione në parkun e liqenit të Tiranës, në pika turistike brenda dhe jashtë  Tiranës. Në aktivitetet verore përfshihen çdo ditë 40-50 fëmijë të moshës 12 -16 vjeç. Lojrat sportive, piktura e fytyrës, lojrat  me tullumbace, futbolli dhe volejbolli, kukafshehti, etj, janë disa nga aktivitetet e preferuara.

Me  fëmijët janë organizuar  vizita në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, në  Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, në një galeri private arti,  janë ndjekur shfaqjet e cirkut dhe teatrit të kukullave,   janë organizuar ekskursione  në kalanë e Petrelës, në fshatin piktoresk të Pezës, në qytetin historik të Krujës, etj. Të gjitha veprimtaritë e organizuara kanë synim të zvogëlojnë numrin e orëve që fëmijët shpenzojnë në rrugë dhe  të sigurojnë një mjedis për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive  të fëmijëve.

Aftësim për jetën, trajnime profesionale
Trajnimi profesional është një tjetër prioritet i qendrës. Adoleshentët ndihmohet të fitojnë një profesion që të mund të përfshihen në tregun e punës  dhe të krijojnë një jetesë normale duke u bazuar në profesionin e tyre. Njëmbëdhjetë djem të moshës 16 vjeç kanë marrë trajnime  për profesione të ndryshme  si motorist, xhenerik,elektriçist , hidraulik, dy vajza janë trajnuar njëra  për parrukeri  dhe tjetra për animatore  sociale. ARSIS ka lehtësuar përfshirjen në këto kurse dhe ka monitoruar ecurinë. Në fund të trajnimeve këta përfitues  kanë marrë çertifikatën si profesionistë. Këto veprimtari ndihmojnë të rinjtë të qëndrojnë larg  rrugës dhe riskut. Stafi i ARSIS është në kërkim të mundësive për punësim për të rinjtë e  trajnuar. Një nga rrugët është  mbështetja tek  bizneset sociale. Krahas fëmijëve ARSIS ka ndihmuar edhe familjarët, kryesisht gratë duke i trajnuar për punëtori të ndryshme artistike dhe duke i ndihmuar në procesin e marketingut. 18 gra në komunitetet  Shkoze dhe Bregu i Lumit u trajnuan për qëndistari  dhe produktet e krijuara u shitën në panairet e hapura në Tiranë dhe Greqi në bashkëpunim me organizatat partnere.

Edukim, arsimim, zhvillimi i aftësive
Ndërgjegjësimi për të drejtat, ndërgjegjësimi për të mbrojtur shëndetin,  programet e edukimit dhe ri-integrimit, edukimi profesional,  lojrat në natyrë, lojrat sportive, lojrat formuese etj, janë disa nga veprimtaritë që organizohen me fëmijët. Përmes lojrave kompasito, fëmijët njohin të drejtat, diskutojnë  dhe shprehen për realitetin e këtyre të drejtave në mjedisin ku jetojnë, shprehin dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe motivohen t`i kërkojnë këto të drejta. Në forume dhe grupe diskutimi fëmijët inkurajohen të shprehen për problemet që i shqetësojnë, ndihmohen t`i kapërcejnë këto probleme dhe të  përvetësojnë normat e sjelljes dhe të edukatës.

Motivimi i fëmijëve romë dhe egjyptianë për të ndjekur arsimin dhe parandalimi i braktisjes së shkollës nga ana e tyre, janë ndër prioritetet e ARSIS. Në  të gjitha komunitetet ku ofron shërbime, stafi i  ARSIS ka  sensibilizuar prindërit që t`i dërgojnë fëmijët në shkollë. 134 fëmijë, prej të cilëve 48 vajza, janë  mbështetur nga ARSIS me tekstet shkollore, materiale didaktike, uniformë shkollore dhe këpucë. Tridhjetë prej  këtyre fëmijëve shkojnë në shkollë për herë të parë. 126 orë në javë përforcim njohurish jepen për secilin fëmijë që ndjek shkollën. Krahas punës me fëmijët që ndjekin shkollën, 17 fëmijë të ndryshëm janë ndihmuar çdo ditë  me udhëzime parashkollore si psh të njohin e të shkruajnë shkronjat dhe  numrat, të bëjnë veprime të thjeshta matematikore, të tregojnë mbi bazën e figurave, etj. Mësueset e qendrave ndjekin edhe mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë përmes kontakteve me drejtoritë e shkollave, me  mësuesit dhe me prindërit.

Në vëmendje janë edhe fëmijët që nuk kanë frekuentuar shkollën apo që e kanë braktisur atë. ARSIS ka  lehtësuar ri-regjistrimin në shkollë të  shtatë fëmijëve, katër prej të cilëve janë vajza.  Klasa plotësuese të veçanta janë  zhvilluar për 14 fëmijë analfabetë, afërsisht 6 orë javore për secilin prej tyre. Përmes tyre adoleshentët ndihmohen të mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Përveç mësimit, me fëmijët zhvillohen punëtori të ndryshme artistike  përmes të cilave synohet zhvillimi i talentit të fëmijëve, aftësimi për jetën, rritja e vetëbesimit, mposhtja e inferioritetit dhe argëtimi. 39 fëmijë të ndryshëm për çdo ditë përfshihen në punëtori artistike si vizatime, aplikacione me materiale të riciklueshme, me lule dhe bimë, me fije, aplikacione me prerje, etj. Fëmijët janë përfshirë edhe në punëtori të tilla si prerje dhe qepje, qepje kopsash, etj, të cilat janë të nevojshme në jetën e tyre të përditshme. Përmes krijimeve fëmijët jo vetëm shprehin vetveten, por  dhe rritin  besimin në aftësitë dhe mundësitë e tyre. Krijimet e tyre afishohen në mjediset e  qendrave dhe ekspozohen në takime dhe aktivitete të ndryshme lokale.

Zhvillimit të aftësive, inkurajimit të talentit dhe  aftësimit për jetën i është kushtuar vëmendje e veçantë. Shtatë fëmijë të moshës 8-11 vjeç (katër prej tyre vajza), gjatë muajve qershor – nëntor  u trajnuan për teatër dhe më 21 nëntor 2011, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, luajtën në skenën e Teatrit Kombëtar  komedinë e njohur “14 vjeç dhëndër”. Shfaqja e fëmijëve u ndoq nga shumë fëmijë dhe prindër. Përveç aspektit edukativ, shfaqja përcolli shumë emocion, zgjoi ëndrrat  dhe dëshirat e fëmijëve dhe i inkurajoi ata të ndjekin ëndrrat e tyre.

7 fëmijë të moshës 10 – 15 vjeç, dy prej të cilëve janë vajza,  u përfshinë për 5 muaj në një kurs fotografie. Fëmijët jo vetëm praktikuan fotografinë, por mësuan të vëzhgojnë dukuritë e përditshme, me theks të veçantë punën e fëmijëve , të evidentojnë problemet në komunitetet ku jetojnë dhe në kryeqytet, mësuan të ballafaqojnë situata  dhe qasje të ndryshme, etj. Aktiviteti u finalizua me ekspozitën kundër punës së fëmijëve dhe kundër  trafikimit të fëmijëve. Kjo ekspozitë e mbështetur nga BKTF shëtiti në të gjitha qytetet më të mëdha të Shqipërisë për të sensibilizuar shoqërinë dhe institucionet shtetërore  në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Një adoleshent është mbështetur  për të ndjekur një kurs pikture që do të vazhdojë për 3 muaj.

Mbrojtja e shëndetit, edukim shëndetësor
Në vazhdimësi ARSIS investigon dhe identifikon fëmijët në situatë rruge dhe i përfshin ata në veprimtaritë e qendrave ditore. Gjithashtu ARSIS ndjek nga afër problematikën e komuniteteve rome dhe egjyptiane dhe ofron mbështetje për këto komunitete dhe në veçanti për fëmijët duke u ofruar atyre shërbimet e qendrave ditore.

Për vetë kushtet në të cilat këto komunitete janë, shërbimet më të kërkuara janë shërbimet e higjienës. Sipas një investigimi të zhvilluar nga ARSIS me mbështetejen e  Fondacionit Soros, 70% e banorëve romë  nuk  janë kontrolluar asnjëëherë te mjeku i familjes, afro 20% e fëmijëve nuk janë vaksinuar, vetëm 10% e fëmijëve përfitojnë falas ilaçet dhe kujdesin shëndetësor, mbi 90 % e banorëve nuk kanë qenë asnjëherë te një dentist, 98% e grave nuk kanë asnjë ide se çfarë është pap-test dhe mamografia  dhe nuk janë  konsultuar  nga një gjinekolog, 90% e grave nuk kanë informacion lidhur me sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe metodat e planifikimit familjar. Rezultatet e këtij  studimi u ndanë me institucionet shtetërore dhe me organizatat partnere dhe   janë në bazën e programit të edukimit shëndetësor të ARSIS për vitin në vazhdim.

Në zbatim të programit shëndetësor, Qendrat ofrojnë për fëmijët shërbime higjiene të tilla si dush, larje rrobash,  larje dhëmbësh, prerje thonjsh, larje e fytyrës, e duarve dhe këmbëve. Çdo ditë, mesatarisht 23 fëmijë të ndryshëm në situatë rruge dhe 17 familjarë të tyre përdorin dushin, lajnë dhëmbët, duart dhe fytyrën dhe  lajnë rrobat në qendrat ditore ARSIS. Çdo ditë në qendra lahen  mesatarisht 25 kg rroba të fëmijëve që jetojnë në rrugë dhe familjarëve të tyre. 99 familje janë mbështetur me produkte higjienike, rroba, etj. Praktikat për higjienën janë shoqëruar  me  edukim shëndetësor. Fëmijët mësojnë si  të kujdesen për higjienën e tyre personale, si të mbrohen nga sëmundjet, këshillohen të mos përdorin duhanin, alkoolin, drogën, si të japin ndihmën e parë, etj.  Si rezultat, numri i fëmijëve që kujdesen për shëndetin ka ardhur në rritje. Familjarët e fëmijëve , kryesisht nënat, janë trajnuar pranë qendrave për vetëdiagnostikim, për planifikimin familjar dhe përdorimin e kontraceptivëve, për higjienën personale dhe të familjes, me synim parandalimin e shumë sëmundjeve . Fëmijët kanë marrë edhe mësime për ushqim dhe gatim të shëndetshëm.

Shëndeti i fëmijëve në situatë rruge dhe fëmijëve nga familjet pa të ardhura, mbetet në vëmendje të ARSIS. Për vitin 2011 janë rimbursuar  215 receta për fëmijët dhe 10 receta për familjarë të tyre. Për fëmijët janë ndarë falas furça dhe pastë dhëmbësh, shampo, detergjentë, etj. Për 17 adoleshente shtatzëna janë mbuluar shpenzimet  për vizitë te gjinekologu, për ECO dhe ananliza, 10  gra janë mbështetur me ilaçe, radiografi dhe  analiza , babait invalid  të  një fëmije  iu ofrua me një karrocë.

Perurimi i Qendres se Re.

Kursi i Fotografise
Femijet gjate mesimit te Aparatit Fotografik